Prishtinë, 6 nëntor 2026 07:08
Kërcënimet për vendosjen e bombave në avionë pasagjerësh kanë shkaktuar alarm në disa vende të Evropës, duke detyruar disa fluturime të ndryshojnë itinerarin dhe të kryejnë ulje të paplanifikuara për arsye sigurie.
Të enjten, disa avionë janë prekur nga këto kërcënime në Francë, Bullgari dhe Belgjikë.
Një avion i kompanisë irlandeze “Aer Lingus”, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar dhe ka ateruar në aeroportin e Evreux, rreth 100 kilometra në perëndim të Parisit.
Ndërkohë, një avion i kompanisë polake “LOT” është detyruar të ulet në aeroportin Zaventem të Brukselit.
Edhe tre avionë në Bullgari kanë kryer ulje emergjente pas kërcënimeve të pranuara përmes postës elektronike. Dy prej tyre, që udhëtonin nga Kopenhaga dhe Madridi, janë ulur në Sofje, ndërsa një tjetër, i nisur nga Londra, ka ateruar në Plovdiv.
Në disa raste, avionët janë shoqëruar nga aeroplanë luftarakë deri në ulje, si masë shtesë sigurie.
Këto incidente vijnë vetëm pak ditë pas një vale tjetër kërcënimesh, kur të paktën shtatë fluturime dhe një anije turistike u vunë në shënjestër të paralajmërimeve për bomba.
Deri më tani, në rastet e raportuara nuk janë gjetur mjete shpërthyese. Autoritetet evropiane po hetojnë origjinën e kërcënimeve dhe nëse incidentet kanë ndërlidhje mes tyre.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Transportin, Apostolos Tzitzikostas, ka deklaruar se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse këto incidente janë të ndërlidhura, duke theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet.
Ndërkohë, ekspertët kanë ngritur mundësinë që kërcënimet e rreme të jenë pjesë e përpjekjeve për të shkaktuar kaos dhe ndërprerje të shërbimeve në vendet evropiane. Megjithatë, deri më tani nuk është identifikuar zyrtarisht asnjë përgjegjës.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet