Prishtinë, 3 janar 2026 07:15
Më shumë vranësira parashihet të kalojnë mbi vend përgjatë fundjavës së parë të vitit 2026. Kohë pas kohe do të shoqërohen me të reshura shiu, meqenëse masa më të ngrohta nga Mesdheu do të depërtojnë mbi vend e rajonin tonë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 9C e 11C, derisa minimalet rriten deri në 5C. Frynë erë mesatare jugore 5-12m/s. Orëve të mbrëmjes, ditën e diel nuk përjashtohet mundësia, që me një rënie të temperaturës pranë 0C dhe ndryshimin e drejtimit të erës nga verilindja, reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Vranësirat e reshjet do të na përcjellin edhe ditëve të para të javës së parë të janarit, kryesisht të shiut. Temperaturat parashihet të jenë mbi vlera mesatare, me maksimale prej 7C e 8C, derisa edhe minimalet mbesin ende të larta 3C e 5C. Në pjesën e dytë të javës pritet të ketë një pauzë nga të reshurat. Do të ketë edhe intervale me diell, mirëpo temperaturat pësojnë një rënie më të theksuar, me minimale që mund të zbresin deri në -8C e -10C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet -1C e 3C. Përgjatë fundjavës, së 10 e 11 janarit, sipas këtyre parashikimeve të fundit, ekzistojnë mundësi për reshje të dobëta dëbore, nëse temperaturat mbesin me këtë tendencë të vlerave negative.
Javën e dytë të janarit, paqartësitë janë më të mëdha ndërmjet modeleve numerike. Paraqiten situata ku temperaturat marrin një trend të rritjes, sërish mbi vlera mesatare, deri në 7C e 10C, maksimalet, ndërsa minimalet, të shënojnë rritje, apo edhe të thellohen në vlera më ekstreme negative. Sinjalet për të reshura nuk mungojnë. Një indikator, që janari do të vazhdoj të mbetet edhe më tutje i lagësht me të reshura përgjatë gjysmëmujorit të parë. Patjetër reshjet mund të jenë më shumë në formë shiu, mirëpo nëse depërtojnë masa më të ftohta atëherë kryesisht do të jenë dëbore.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve