Prishtinë, 3 janar 2026 10:26 (Burim:Koha Ditore)
Të katër ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së janë të mbyllur që pesë vjet dhe në të gjashtin e presin shpalljen e vendimit. Në njërën anë të peshores qëndrojnë akuzat e prokurorisë për persekutim, burgosje, torturë, vrasje, zhdukje e dhunshme, trajtim çnjerëzor, ndalim arbitrar dhe akte të tjera johumane, e në tjetrën pretendimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për luftë të drejtë dhe të pastër për liri.
Kur çekiçi i Charles Smithit do të rrahë, në këmbë, duke e dëgjuar verdiktin, do të jenë katër burra. Të katërtit janë të mbyllur që pesë vjet dhe në të gjashtin e presin shpalljen e vendimit. Në njërën anë të peshores qëndrojnë akuzat e prokurorisë…, e në tjetrën pretendimi për luftë të drejtë dhe të pastër për liri.
Aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e konfirmuar më 26 tetor 2020, i mban përgjegjës se si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare dhe Qeverisë së Përkohshme të Kosovës kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ndonëse në paraburgim prej 5 nëntorit 2020, gjykimi nisi vetëm më 3 prill 2023.
Artan Qerkini, avokat i akredituar nga Dhomat e Specializuara, konsideron se një nga të drejtat e të akuzuarve është gjykimi në afat të arsyeshëm, dhe sipas tij kjo e drejtë është cenuar. Procedura paraprake ka qenë e stërzgjatur, duke shkelur parime të së drejtës ndërkombëtare për përshpejtimin e procedurave kur dikush gjendet në paraburgim.
Prokuroria ka thirrur 125 dëshmitarë për të provuar pretendimet ndaj të akuzuarve; shumica dëshmuan në seanca të mbyllura. Një dëshmitar tregoi për arrestim dhe keqtrajtim nga anëtarë të UÇK-së në 1999.
Avokati Qerkini ka kritikuar mungesën e transparencës për dëshmitarët, duke thënë se publiku nuk ka mundësi të vlerësojë besueshmërinë e provave. Gjykata ka arsyetuar mbylljen e seancave për të mbrojtur dëshmitarët.
Gjatë vitit pati edhe dëshmitarë që dëshmuan në seanca publike, përfshirë ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin, i cili kishte status të dyshuar deri në ditën e dëshmisë.
Më 15 prill prokuroria njoftoi se ka mbyllur çështjen. Mbrojtja kërkoi që krimet e supozuara para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999 të largohen nga aktakuza, por kjo kërkesë u rrëzua nga kryetari i trupit gjykues.
Mbrojtja ka thirrur si dëshmitarë personalitete të njohura si James Rubin, Paul Williams, John Duncan, James Covey, Christopher Hill dhe Michael Durkee, të cilët dhanë dëshmi që sfiduan pretendimet e prokurorisë rreth përgjegjësisë së udhëheqësisë së UÇK-së.
James Rubin deklaroi se nuk ka pasur informata për përfshirje në krime lufte, dhe Wesley Clark tha se UÇK-ja ishte një forcë e vetorganizuar prej grupeve lokale në përgjigje të shtypjes serbe.
Mbrojtja nuk ka mohuar se ndodhën krime, por ka kundërshtuar përgjegjësinë penale dhe pretendimet e prokurorisë për ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe përgjegjësi komanduese.
Trupi gjykues ka caktuar datën 19 janar 2026 për dorëzimin e dosjeve përfundimtare, me fjalën përfundimtare të planifikuar nga 9 deri më 13 shkurt, dhe vendimi pritet të shpallet deri në mesin e korrikut 2026.
Ky është rasti më i madh i Speciales dhe çështja gjyqësore më e madhe në historinë e Kosovës. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar funksionojnë me personel ndërkombëtar në Holandë dhe janë themeluar në 2015.

Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë
Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike
Raportim 1998: Ushtarët dhe policët serbë me uniforma të UÇK-së vranë civilët shqiptarë
Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimim e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë, e cila u shkatërrua gjatë luftës në Kosovë
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për kultivuesit, këto prodhime do të subvencionohen
Përkujtohe Masakra e Studimes, kërkohet drejtësi për krimet e luftës
Malisheva e mposht edhe Prishtinën si Dukagjinin, në fund të ndeshjes