Prishtinë, 2 janar 2026 19:17
KFOR ka njoftuar se i janë dhuruar disa pajisje mjekësore, çanta traumatike Combat Lifesaver, për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë.
Nga njoftimi i KFOR bëhet e ditur edhe se, pajisjet, të cilat përmbajnë më shumë se 68 artikuj mjekësorë, do të mbështesin reagimin emergjent dhe aktivitetet për shpëtimin e jetës.
“Gjatë ceremonisë, anëtarëve të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës iu ndanë gjithashtu certifikata për përfundimin e kursit të Ushtrisë Amerikane për orientim në terren dhe mbijetesë, i cili përfshinte si mësim teorik në klasë ashtu edhe trajnim praktik në terren.
Kjo iniciativë thekson përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me partnerët lokalë në mbështetje të sigurisë dhe qëndrueshmërisë në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve