Prishtinë 25 Dhjetor 2025 08:12
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i vështirë pa njohjen e krimeve të kryera gjatë luftës dhe respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut.
Analisti Driton Tali, vlerëson se pa armatosjen e Kosovës në nivelin e duhur, dialogu me Serbinë mbetet vetëm formal dhe pa rezultat, duke theksuar se qëndrimet zyrtare serbe ndaj Kosovës nuk lënë hapësirë për normalizim real të marrëdhënieve.
“Kryeministrit, por edhe shumë diplomatëve dhe gazetarëve të ndryshëm, qofshin ata vendorë apo ndërkombëtarë, ja kam thënë, e që po e them në vazhdimësi se “pa armatosjen e Kosovës në nivelin e duhur, jo vetëm për mbrojtje por edhe për sulm” nuk do të ketë as dialog te mirëfilltë e aq më pak marrëveshje me ‘këtë Serbi’! Ky dialog do të vazhdojë kështu sa për sy e faqe!!!”.Driton Tali
Unë kështu mendoj sepse “kjo Serbi” nuk po me jep argumente të mendoj ndryshe.
Si të mendoj ndryshe kur jo vetëm Vuçiçi por të gjithë politikanët dhe intelektualët me peshë në Serbi (me ndonjë përjashtim të vogël) publikisht Kosovës i referohen me “i ashtuquajturi shtet i rrejshëm Kosova”, apo “Kosmeti, krahina jonë jugore” ose deklarojnë se “nuk duhet njohur me asnjë çmim Kosovën por duhet pritur derisa gjeopolitika nuk ndryshon në favor të Serbisë për ta rikthyer”, duke e argumentuar me “kemi pritur me shekuj derisa nuk e rikthyem nga osmanët”.
Prandaj me ketë paradigmë unë nuk shoh se si do të “normalizohen” marrëdhëniet!?”, thotë ai.
Në përfundim, Tali thekson se normalizimi me Serbinë nënkupton fillimisht njohjen e Kosovës dhe demokratizimin e Serbisë, duke vlerësuar se kjo mund të arrihet vetëm pasi Kosova të forcohet ushtarakisht, ashtu siç ndodhi më herët me Kroacinë, e më pas të hapet rruga për dialog real dhe fqinjësi të mirë.Për mos t’u fut në atë se “çka nënkuptohet me termin normalizim”? Sepse diçka normalizohet kur ajo së pari ç’normalizohet. Në historinë me Serbinë, në këto shekujt e fundit, marrëdhëniet “më normale” i patëm nga pas rënia e Rankoviçit deri me 1981. Tashti shtrohet pyetja: A do të merret si mostër ajo periudhë- a duhet të kthehemi në atë formë?!!!
Prandaj, për mua për aq sa marr vesh nga këto punë, normalizimi është njohja fillimisht, e pastaj demokratizimi i mirëfilltë i Serbisë. Pra që ajo vet të merret me veten. Sepse as Kosova, as Bosnja, e as Kroacia e askush tjetër nuk mund ta demokratizojë Serbinë pos ajo vetën. Ajo duhet vet m’u përball me të kaluarën e saj”, shprehet Tali.
Por, për të ardhur aty, Tali thotë se fillimisht Kosova duhet te armatoset, edhe atë jo vetëm me armatim mbrojtës, por edhe sulmues!
“Duhet bërë me dije qytetarëve të Serbisë, që janë me mendësi hegjemone, se po ja mësytë Kosovës dine se do të përgjigjemi duke ju sulmu, të paktën këto vendbanimet që janë afër kufirit tonë si bie fjala Rashka, Vranja, Leskoci etj.
Kjo pastaj do ju jep alibi qytetarëve liberalë serbë që të ju kundërvihen atyre me vetëdije hegjemone, të cilët edhe ashtu e kanë parasysh faktin se Kosova është de facto e pavarur prej Serbisë nga momemti kur forcat militare dhe administrata e saj u larguan, por vazhdojnë me këtë avazin e tyre ngase Kosova akoma nuk është e armatosur mjaftueshëm.
Kështu bënë me Kroacinë derisa Kroacia nuk u forcua ushtarakisht.
Pastaj ne mund të flasim pa doreza dhe si njerëz të civilizuar për krimet dhe viktimat. Të flasim në mirëbesim për fqinjësi të mirë dhe për integrimet rajonale edhe euro-atlantike”, përfundon ai për “Bota sot”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit