Prishtinë, 24 dhjetor 2025 22:24
Deklaratat e disa individëve dhe politikanëve në Kosovë, të cilat veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në veri i krahasojnë me krimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, kanë nxitur reagime të forta në opinionin publik. Një reagim të ashpër ka shprehur edhe Bekim Hamëz Jashari, i cili i ka cilësuar këto qëndrime si të turpshme dhe të papranueshme.
Në reagimin e tij publik, Jashari shprehet se është veçanërisht shqetësuese që deklarata të tilla vijnë edhe nga persona që “thirren si ‘shokë’ të Kryekomandantit Adem Jashari”, duke përbuzur, sipas tij, veprimet legjitime të shtetit të Kosovës për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në veri.
“Kjo nuk është as padije, as lapsus politik, por fyerje e rëndë ndaj sakrificës së popullit shqiptar”, thekson Jashari, duke ngritur pyetjen se si mund të krahasohet sundimi dhe shtypja e përgjakshme e Serbisë me veprimet e një shteti sovran që, sipas tij, “po shuan struktura paralele ilegale, po vendos rend dhe ligj dhe po garanton funksionimin e institucioneve në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”.
Sipas Jasharit, këto deklarata nuk janë të padëmshme, por i shërbejnë drejtpërdrejt narrativës së Serbisë. “Serbia dëshiron pikërisht këtë: të na shohë të përçarë, të papërgjegjshëm, të zhytur në konflikte të kota dhe larg interesave vitale të shtetit të Kosovës”, vlerëson ai.
Ai thekson se qytetarët e Kosovës nuk harrojnë lehtë të kaluarën politike dhe veprimet e secilit aktor publik. “Populli na njeh mirë. Ai nuk ka harruar të bëmat e secilit prej nesh: kush kemi qenë, çfarë kemi bërë dhe si jemi sjellë ndër vite, sidomos në momentet më të vështira për vendin”, shkruan Jashari, duke shtuar se “historia nuk fshihet me deklarata ditore dhe as nuk rishkruhet për interesa politike”.
Në përmbyllje, Jashari bën thirrje për unitet dhe përgjegjësi kombëtare, duke theksuar se politika duhet të shërbejë si faktor bashkues e jo përçarës. “Kosova ka nevojë për lidership të përgjegjshëm, me dinjitet kombëtar, që i shërben shtetit dhe atdheut, jo egos personale dhe kalkulimeve politike afatshkurtra”, përfundon reagimi i tij.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit