Prishtinë 25 Dhjetor 2025 18:16
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që fitojnë ulëset e tyre në Kuvend dhe siç ka thënë ai në të ardhmen të “të përfaqësojnë interesat e popullit tonë”
Ai ka thënë se pret një fitore të madhe të Listës Serbre.
“Le të luftojmë që përfaqësuesit serbë t’i fitojnë vendet (ulëset) e tyre dhe që serbët të përfaqësohen në atë mënyrë që në të ardhmen ata të përfaqësojnë interesat e popullit tonë, dhe jo interesat e Albin Kurtit. Mendoj se mesazhi nga z. Nikoliçeviç nga Shtërpca, i cili nuk deshi të dalë në zgjedhje kundër popullit të tij dhe që u largua nga lista e Albin Kurtit, ose më saktë lista e Rashiçit, është gjithashtu mesazh i mirë. Unë e mbështes sinqerisht dhe shpresoj për një fitore të madhe dhe domethënëse për Listën Serbe dhe besoj se ata do të marrin numrin më të madh të mandateve serbe dhe dua që ata të përfaqësojnë me sukses popullin tonë. Kurse sa i përket gjithçkaje tjetër, do t’ju gënjeja nëse do të thoja se në shtatë ditët e fundit i kam parë hulumtimet nga Prishtina, por shpresoj që nesër do të kemi më shumë kohë për t’u marrë me këtë”, tha Vuçiq./

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit