Mitrovicë e Veriut, 17 dhjetor 2025 16:25
Qasja e Listës Serbe ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës po vazhdon të karakterizohet nga veprime dhe deklarata që sfidojnë rendin kushtetues, ligjin dhe bashkëjetesën ndëretnike. Kjo u dëshmua sërish në tri zhvillime të fundit që ngrenë shqetësime serioze për qëllimet politike të këtij subjekti.
I fundit si veprim jokushtetues dhe joligjor i Listës Serbe, ishta dita e sotme.
Hapja e fushatës parazgjedhore të Listës Serbe u shoqërua me shfaqje të hapura të elementeve nacionaliste. Gjatë tubimeve u përdorën terma të ndaluar dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, si “Kosova e Metohia”, një narrativë që mohon realitetin shtetëror të Kosovës dhe synon delegjitimimin e saj në hapësirën publike. Kjo gjuhë nuk është vetëm provokuese, por edhe rrezikon tensionimin e mëtejmë të situatës politike dhe të sigurisë.
Veprimet e Listës nul ndalen këtu.
Vetëm disa ditë më parë, zyrtarët e saj u përfshinë në një përpjekje për të ndryshuar ulëset e një palestre sportive, duke i ndërruar ato me ngjyrat e flamurit të Serbisë. Ky veprim simbolik, por politikisht i ngarkuar, u ndal nga Policia e Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë nevojën për reagim institucional ndaj akteve që cenojnë neutralitetin e hapësirave publike dhe sovranitetin e shtetit.
Veprimi tjetër tendencioz brenda qarkut kohor prej dhjetë ditësh, kishte të bënte me autoambulancën.
Anëtarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati Doli denoncoi publikisht autoritetet e reja të pushtetit lokal në Mitrovicën e Veriut, të cilat morën nën kontroll çelësat e autoambulancës nga punëtorët shëndetësorë. Ky veprim është cilësuar si shqetësues dhe potencialisht i rrezikshëm, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin e shërbimeve emergjente dhe sigurinë e qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike.
Të tri këto raste dëshmojnë një qasje të vazhdueshme të Listës Serbe që, në vend të integrimit dhe bashkëpunimit institucional, zgjedh provokimin, simbolikën nacionaliste dhe përplasjen me autoritetet e Republikës së Kosovës. Një qasje e tillë jo vetëm që dëmton proceset demokratike, por edhe thellon ndarjet dhe pengon normalizimin e jetës institucionale në veri të vendit.

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor
Bllokim i donacioneve nga Kosova, Kamberi: Bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve
Rexhepi:Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Ivan Niniq: Beogradi sakrifikoi serbet e Kosovës për interesa politike, ndërsa Radoiçiq ende është i lirë
Kongresmenët Self, Torres e Lawler i paraqesin rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kadetët e FSK-së dëshmojnë përgatitje të lartë në vlerësimin praktik “Guximi i Palëkundur”
MINTI kërkon deklarim e ndarje të qartë të produkteve të qumështit në treg
FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake