Prishtinë, 18 dhjetor 2025 07:21
Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa 205 milionë euro ndihmë financiare pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Lajmi u konfirmua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi se fondet do të dalin nga 216 milionë eurot e planifikuara për Kosovën, pas vendimit për heqjen e pjesshme të masave.
“Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm,” ka shkruar Von der Leyen në platformën X.
Ajo e ka cilësuar këtë zhvillim si lajm të mirë, duke theksuar se procesi do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të masave të vendosura nga BE-ja.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese deri në fund të janarit.
Pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel, Osmani ka deklaruar se ka marrë konfirmim të drejtpërdrejtë nga Von der Leyen për heqjen e plotë të masave gjatë muajit janar.
Të martën, BE-ja hoqi një pjesë të masave të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023.
Sipas një letre nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i BE-së, Gert Jan Koopman, janë liruar mjetet financiare për katër projekte, pas vlerësimit se ka pasur një “transferim të duhur të pushtetit lokal në veri” pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor.
Masat ndëshkuese ishin vendosur në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa vendimi për heqjen graduale të tyre shihet si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit