Prishtinë, 17 dhjetor 2025 15:50
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti Zëvendëspresidentin Ekzekutiv të prodhuesit të njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General, John Chadbourne dhe Drejtorin për Zhvillimin e Biznesit Ndërkombëtar në këtë kompani, Juan Hernandez.
Ministria e Mbrojtjes dhe AM General dje kanë nënshkruar një kontratë kornizë 3-vjeçare që përfshin blerjen, nga ana e Kosovës, të sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Haëkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen pjesë rezervë, mirëmbajtja, si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje. Përveç HUMVEE Haëkeye-ve, si pjesë e kësaj kontrate, FSK-ja do të pajiset gjithashtu me ambulanca, automjete për komandim dhe kontroll, si dhe automjete të tjera mbështetëse, të cilat mundësojnë funksionalizimin e një baterie të plotë artilerie dhe krijimin e kapaciteteve të zjarrit direkt dhe indirekt për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Kryeministri e cilësoi si hap shumë të rëndësishëm marrëveshjen e nënshkruar dje për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se këto sisteme të reja janë në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe në rritje, që janë bërë viteve të fundit në fushën e mbrojtjes, në bashkëpunim me vende partnere të Republikës së Kosovës dhe anëtare të NATO-s”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Zëvendëspresidenti Ekzekutiv, Chadbourne u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes për furnizimin e FSK-së me HUMVEE Haëkeye, duke e cilësuar atë si dëshmi të angazhimit të tyre për të ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat moderne ushtarake.
Bashkë diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, duke përfshirë këtu edhe mundësinë për bashkëprodhim.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit