Prishtinë 25 Nëntor 2025. 20:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke e cilësuar femicidin si një “krizë kombëtare” që po dëmton rëndë shoqërinë kosovare.
Duke iu referuar rastit të fundit në Gadime të Ulët, ku një grua u sulmua pavarësisht se kishte urdhër mbrojtjeje aktiv, Presidentja theksoi se institucionet duhet të garantojnë zbatimin e plotë të masave ligjore për të mbrojtur viktimat e dhunës.
Sipas Osmanit, shifrat e rritura të dhunës në familje tregojnë qartë se dokumentet e mbrojtjes nuk mjaftojnë nëse nuk zbatohen me vendosmëri dhe pa vonesa. Ajo paralajmëroi se çdo neglizhencë institucionale mund të ketë pasoja të rënda.
Presidentja kërkoi veprim të koordinuar, përgjegjësi të plotë dhe zero tolerancë ndaj çdo forme dhune, duke theksuar se asnjë person që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm dhe asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur.
“Çdo hap i gabuar mund të jetë fatal,” tha Osmani, duke apeluar për një angazhim më të madh institucional dhe shoqëror për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave në Kosovë.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes