Prishtinë, 25 nëntor 2025 18:48
Arrestimi i Avni Qenajt, një ish-ushtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prizreni, ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes praktikat e Serbisë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Qenaj u ndalua sot nga autoritetet serbe gjatë një kontrolli rutinë, por që u shndërrua në arrestim sapo zyrtarët serbë vërejtën kartelën e tij të veteranit të UÇK-së – një element që prej vitesh po përdoret nga Serbia si pretekst për ndalime të tilla.
Sipas informacioneve të bëra publike nga Gazmend Syla, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qenaj kishte udhëtuar më parë përmes territorit serb pa asnjë pengesë. Megjithatë, ndalimi i sotëm shfaq edhe një herë qasjen selektive dhe shpesh represive të organeve serbe të sigurisë, të cilat vazhdojnë të mbajnë lista dhe hetime të njëanshme kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke i trajtuar ata si të dyshuar, pavarësisht mungesës së akuzave konkrete.
Rasti i Qenajt nuk është i izoluar. Gjatë viteve të fundit, Serbia vazhdimisht ka ndaluar e arrestuar ish-ushtarë të UÇK-së nën pretendime të ndryshme, kryesisht të bazuara në dosje të diskutueshme, të përpiluar njëanshmërisht nga institucionet serbe të drejtësisë. Këto veprime janë interpretuar gjerësisht në Kosovë si përpjekje politike për të kriminalizuar luftën çlirimtare dhe për të ushtruar presion ndaj qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë përmes apo drejt Serbisë.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes