Prishtinë, 24 nëntor 2025 19:16
Lumir Abdixhiku është nominuar nga LDK-ja si kandidat për kryeministër. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një konferencë për media.
Në këtë zgjedhjet nacionale, Abdixhiku tha se do të garojnë të vetëm.
“Te çështja e kandidatit për kryeministër, ndonëse e hapa si temë, zgjati shkurt. Kryesia e LDK-së e konsideroi se përderisa më ka si kryetar partie, atëherë më nominoi si kandidat për kryeministër. Në këtë pikë unë mora autorizimet që më takojnë dhe si kryetar, rikonfirmova këto autorizime që të përpiloj listën hoqa dorë nga e drejta ime për renditjen e listës, pra kur bëhet renditja ta keni të qartë se do ta bëjnë një grup më i madh i njerëzve në mënyrë që të mos ketë pakënaqësi kush është më para dhe kush më mbrapa. Diskutuam edhe për bashkëpunimet në zgjedhjet nacionale. Kryesia sot vendosi që LDK-ja të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, deklaroi Abdixhiku në konferencë.
Një pjesë të listës së LDK-së, Abdixhiku tha se do të jetë e hapur për partitë e tjera, përfshirë edhe Fatmir Limajn e NISMËS.
“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hap për partitë e tjera përfshirë edhe Limajn me deputetët e tij. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e Pacollit. Pra ne jemi të hapur edhe për partitë edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë për LDK-në, për ngritjen e LDK-së”, shtoi Abdixhiku.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit