Prishtinë, 24 nëntor 2025 18:04
Është ngritur aktakuzë ndaj një personi, pasi i njëjti gjatë periudhës mars-prill të vitit 1999, në cilësinë e komandantit të nënstatcionit në Zhegër të Komunës së Gjilanit, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë.
Sipas aktakuzës, ai ishte në dijeni se më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj D.N., për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. I pandehuri D.N.akuzohet se, gjatë periudhës mars-prill të vitit 1999, në cilësinë e komandantit të nënstatcionit në Zhegër të Komunës së Gjilanit, nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë”.
“Sipas aktakuzës, D.N ishte në dijeni se më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë. I pandehuri D.N., së bashku me komandantin e Statcionit të Policisë në Gjilan, kishin urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
Në njoftim gjithashtu thuhet se i njëjti, edhe pse ishte njoftuar përmes një letre nga të dëmtuarit nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar, ndaluar ose siç thuhet, për t’i paraqitur rastet për hetim, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara