Prishtinë 24 Nëntor 2025. 16:24
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se sot se gjatë një bastisjeje të realizuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar futja e sendeve të kundërligjshme në institucion.
Aksioni i koordinuar thuhet se u zhvillua në bashkëpunim me institucione të sigurisë dhe Njësinë e Kontrollit të Interventës dhe Kërkimit (NJIK), dhe rezultoi i suksesshëm në ndalimin e tentativës për kontrabandë.
Gjatë bastisjes në zonën sterile të institucionit, zyrtarët korrektues kanë identifikuar tre pako të dyshuara që përmbanin sasi të dyshuara narkotike, katër telefona celularë pa numra serik, dy telefona iPhone, një telefon Samsung dhe një Viko, si dhe dy adapterë telefoni.
Materialet e gjetura janë sekuestruar nga policia, e cila është njoftuar për ngjarjen, ndërkohë që Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të rastit.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë