Prishtinë, 22 nëntor 2025 21:01
Rënia e temperaturave në gjithë vendin sot është shoqëruar edhe me reshjet e para më serioze të borës për këtë sezon. Masivi malor i Bjeshkëve të Strellcit është zbardhur plotësisht pas borës që ka rënë gjatë orëve të mëngjesit dhe paradites, duke krijuar një ambient tipik dimëror në këtë zonë.
Bora, megjithëse jo shumë e dendur, ka mbuluar majat, livadhet dhe zonat malore, duke u dhënë bjeshkëve pamjen e parë të mirëfilltë dimërore për këtë vit.
Meteorologët paralajmërojnë se vala e ftohtë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me mundësi për reshje të tjera bore në zonat me lartësi më të madhe mbidetare. Në zonat më të ulëta pritet kryesisht mot i ftohtë, me shi të herëpashershëm ose shi të ngrirë.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante