Prishtinë, 22 nëntor 2025 18:57
Arbnor Spahiu, Ish-polic i Kosovës, është liruar dje nga burgu i Serbisë, ku kishte qëndruar që nga 7 qershori i këtij viti, duke u përballur me akuza të rënda që ai i cilëson si të padrejta dhe pjesë e një procesi politik.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Spahiu ka njoftuar se është mirë dhe më i fortë se kurrë pas përvojës së vështirë. Ai shprehu mirënjohje të thellë për familjen, shoqërinë, bashkëfshatarët, ish-kolegët e Policisë së Kosovës, institucionet e vendit dhe gjithë shqiptarët që e kanë mbështetur gjatë periudhës së burgosjes.
“Një falënderim i posaçëm për avokatin tim kryesor, Gvozden Grgur, i cili ka qenë profesional, i palodhshëm dhe i përkushtuar në luftimin për drejtësi dhe mbrojtjen time në çdo hap të këtij procesi. Falënderim edhe për përkthyesin, i cili ka qenë mbështetje e rëndësishme”, është shprehur Spahiu, duke vazhduar: “Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë”.
Rasti i tij reflekton edhe një herë natyrën dekonstruktive të shtetit serb dhe trajtimin e padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës, duke hedhur hije mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin