Prishtinë, 22 nëntor 2025 21:07
Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar dhe të sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, e administruar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha sonte në RTK se pasuria që nuk përputhet me të ardhurat do të konfiskohet dhe ajo pasuri do t’i kthehet buxhetit të Kosovës.
“Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, nga i cili varet edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, secila vonesë e Gjykatës Kushtetuese është vonesë e paarsyeshme e cenon funksionimin e rendit kushtetues, ndarjes së pushteteve konkretisht, e cenon funksionimin e organit të legjislativ”, tha Sallahu.
“Ky ligj i prek vetëm zyrtarët publik, secili person nga 2008 që ka punuar në Kosovë, që ka marrë para nga buxheti i Kosovës mund të verifikohet pasuria e tij dhe nëse ajo pasuri e tij është në shpërputhje me të ardhurat e tij atëherë ajo pasuri konfiskohet nga Gjykata, ky është konfiskim civil, nuk ka lidhje me çështje penale”, shtoi ai.
Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kohë që është duke pritur në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Më 5 dhjetor të vitit të kaluar, ligjvënësit e miratuan në të dy leximet. Ky ligj përfundoi në Gjykatën Kushtetuese po në dhjetor të vitit 2024, pas dërgimit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara