Prishtinë, 22 nëntor 2025 18:10
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se një pjesë e raketave kundërtank “Javelin”, të blera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të arrijnë në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm.
“Marrëveshjet për blerje nuk përfshijnë vetëm raketat Javelin. Ne kemi bërë dhe po bëjmë blerje të shumta të sistemeve të armatimit nga SHBA-ja dhe nga shtete të tjera. Aktualisht jemi në periudhën e përcaktimit të afateve të arritjes dhe jemi në pritje të konfirmimit. Po diskutojmë që t’i kemi sa më herët. Mendoj se viti 2026 do të jetë koha kur patjetër do të kemi një sasi, por bashkë me komandantin e FSK-së po përpiqemi t’i sjellim edhe brenda këtij viti. Javelin është një nga sistemet më të mira anti-tank, por nuk është i vetmi që kemi në FSK”, ka thënë Maqedonci.
Ministri kishte konfirmuar më 11 janar 2024 se Kosova ka dërguar kërkesë zyrtare në SHBA për blerjen e sistemit raketor kundërtank “Javelin”.
Raketat “Javelin” janë zhvilluar për ushtrinë dhe trupat detare amerikane dhe u dëshmuan jashtëzakonisht efikase në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Ky sistem prodhohet nga kompanitë amerikane Lockheed Martin dhe Raytheon Technologies.
Sipas të dhënave të publikuara nga Lockheed Martin, “Javelin” është një sistem preciz dhe i lëvizshëm kundërtank, që mund të përdoret nga një ushtar i vetëm duke e mbajtur mbi supe, ose të montohet në automjete ushtarake. Këto raketa vlerësohen se janë të afta të neutralizojnë të gjitha llojet e forcave të blinduara të njohura deri më sot, si edhe objektiva të buta apo të parregullta në terren.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte