Prishtinë 22 Nëntor 2025 12:32
Shtetasi i Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për një periudhë të zgjatur nën akuza për “vrasje të rëndë”, të lidhura me ngjarjet në Banjskë në vitin 2023
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes informatave të marra nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.
Sipas MPJD-së, Spahiu ishte mbajtur në paraburgim mbi akuza të pabazuara dhe të motivuara politikisht. Ministria thekson se nga dita e arrestimit, institucionet e Kosovës, përfshirë Zyrën Ndërlidhëse, kanë ndjekur nga afër rastin, duke ofruar mbështetjen e domosdoshme dhe duke kërkuar respektimin e të drejtave të tij themelore dhe standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.
“Akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kanë qenë të motivuara politikisht dhe pa prova”, thuhet në komunikatën e MPJD-së, e cila shton se paraburgimi i zgjatur i Spahiut ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë.
Sipas ministrisë, lirimi i Spahiut dëshmon se pretendimet e Serbisë nuk kanë qenë të qëndrueshme dhe se përdorimi i sistemit të drejtësisë për presion politik ndaj qytetarëve të Kosovës është praktikë që duhet të marrë fund.
MPJD ka falënderuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në trajtimin e drejtë të rastit, duke theksuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës kudo që ndodhen.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte