Prishtinë 20 Nëntor 2025. 11:53
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarje të Kuvendit pas takimit me liderët e partive
Veprimi i Osmanit vjen pasi mandatari i dytë Glauk Konjufca dështoi ta formojë qeverinë
Haradinaj: Shkojmë të vetëm në zgjedhje, pas tyre s’e tolerojmë bllokimin e institucioneve
2 min. më parë / 20 nën 2025 11:49
Haradinaj
Photo: Driton Paçarada
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas tij, datat e propozuara janë 21 dhe 28 dhjetor.
“Duke qenë se është humbur shumë kohë, duke qenë se ka shumë akumulime të temave buxhetore, kemi propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetor. Mendojmë se në këtë mënyrë do ta fitojmë një javë kohë për vazhdimet buxhetore. Qeveria e Kosovës mund të marrë vendime për të përmbushur disa detyrime buxhetore që i ka si ndaj RTK-së edhe ndaj palëve tjera. Periudha e para vitit të ri, sepse pushteti po kërkon 28 dhjetorin, kjo periudhë është për familjen dhe është një arrogancë nga politika që me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje dhe se janë të gatshme për to.
Ka shtuar se nuk do të kenë tolerancë për askënd që pengon krijimin e institucioneve.
Peci thotë se kanë propozuar 28 dhjetorin si datë për zgjedhje
6 min. më parë / 20 nën 2025 11:45
Faton Peci
Photo: Driton Paçarada
Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se kanë propozuar 28 dhjetorin si datë ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas Pecit, diskutimi ka qenë mes datës 21 dhe 28. Por siç thot ai, 28 dhjetori është datë më e mirë për shkak se KQZ-ja ka mundësi të përgatitet më mir.
Ai u shpreh i bindur se bashkë me Lëvizjen Vetëvendosjen do të korrin fitore më të madhe se të 9 shkurtit.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes