Blood collection tubes H5N1 test positive results,Medical health concept
Prishtinë, 19 nëntor 2025 18:39
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar sot se ka bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, duke shfuqizuar vendimin e datës 30.10.2025 dhe duke vendosur kufizime të reja të synuara.
Sipas AUV-së, vendimi bazohet në raportet më të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportin e Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportin e Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025, të cilat konfirmojnë praninë e gripit të shpezëve me patogjenitet të lartë (HPAI–H5N1) në disa ferma në Gjermani.
Në përputhje me Ligjin e Veterinarisë Nr. 2004/21, Kosova do të lejojë importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, me përjashtim të tetë zonave administrative të prekura nga H5N1: Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein.
Importi i shpezëve të gjalla, mishit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre që origjinojnë nga këto zona ndalohet menjëherë.
AUV thekson se ndalesa do të mbetet në fuqi deri në vlerësimin e radhës nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.
“AUV do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia