Prishtinë, 19 nëntor 2025 21:03
Me një kërkesë të përbashkët të mbrojtjes të cilës iu është bashkuar edhe Prokuroria, u kërkua që dosjet përfundimtare të dorëzohen më 30 janar 2026 ose 60 diitë pas mbylljes së procedurës së paraqitjes së provave.
Prokurori James Pace tha se kjo kërkesë e përbashkët është e arsyeshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Faktorë tjerë që dëshmojnë natyrën e arsyeshme të kërkesës së përbashkët janë; periudha kohore që mbulon aktakuzën; dhjetë pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit; mbi 400 incidente të pretenduara; dëshmi me mbi 250 dëshmitarë janë dëgjuar; mbi 5 mijë materiale janë pranuar në prova dhe vendime me mbi 300 pika të cilat janë pranuar për të cilat ende vendim nuk është marrë”, tha Prokurori.
Prokurori tha se dosjet përfundimtare të dorëzohen më 19 dhjetor 2025, është e pamundur.
Trupi gjykues pyeti se a ka ndonjë çështje që do të pengonte mbylljen e paraqitjes së provave në këtë rast rreth 4 dhjetorit 2025, si dhe u kërkua nga palët që të tregojnë nëse pranojnë që njoftimi për këtë gjë të bëhet me shkrim dhe jo në seancë.
Prokuroria s’e kundërshtoi që mbyllja e provave të bëhet me shkrim. Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq tha se nuk parashikojnë ndonjë mocion shtesë që do të pengonte mbylljen e çështjes.
As ekipet tjera mbrojtëse nuk patën kundërshtime që çështja të mbyllet me shkrim.
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws tha se nuk janë kundër kërkesës së përbashkët të palëve.
Ndërsa për fjalët përfundimtare në këtë rast, u kërkua që të mbahen seancat në mars, eventualisht në prill të 2026-ës.
Fillimisht, prokurori tha se deklaratat përmbyllëse të bëhen jo më herët se 45 ditë nga dorëzimi i dosjeve përfundimtare. E Luka Mishetiq tha se do iu duhet një seancë e plotë për të bërë paraqitjet e tyre në deklaratën përmbyllëse.
Ndërsa, Prokuroria tha se i duhen rreth dy ditë për ta bërë një gjë të tillë.
Prokuroria: Çështja e kundërprovave varet nga vendimet në mocionet e mbrojtjes
(Përditësuar, ora 16:26)- Prokurori James Pace tregoi nëse do të ketë prova shtesë për çështjen e tyre si kundërpërgjigje ndaj provave të mbrojtjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Meqë trupi gjykues nuk do të thërrasë dëshmitarë sipas Rregullores, iu kërkua Prokurorisë që të tregojë nëse do ta bëjë një gjë të tillë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Prokurori James Pace tha se kjo do të varet krejtësisht nga vendimet në mocionet e mbrojtjes.
“Pasi kemi shqyrtuar standardet e zbatueshme sipas Rregullës 133 dhe jurisprudencës së gjykatës për këtë çështje dhe në bazë të faktit se vendimet për pranimin në prova që keni vënë në dukje vetë janë akoma pa vendim dhe nuk ka ndonjë vendim përfundimtar nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit dhe se ata do të paraqesin ndonjë mocion tjetër, kemi mësuar se kjo gjë do të bëhet javës që vjen. Siç mund të pritet nëse paraqesim ose jo ndonjë mocion varet nga rezultati i kërkesës së mbrojtjes që nuk është vendosur akoma për pranimin e provave. Megjithatë, në këtë fazë mund të themi se çdo kërkesë në bazë të Rregullit 133 do tejet e kufizuar në fushëveprim”, tha Pace.
Trupi gjykues tha se deri më 1 dhjetor palët duhet të jenë gati të tregojnë nëse kanë ndonjë kundërprovë.
Më pas, Gjykata njoftoi se deri më 1 dhjetor pritet që t’i marrë të gjitha vendimet lidhur me pranimin në prova.
Avokati Mishetiq thotë se i vetmi problem për mbylljen e çështjes është dëshmia e Bislim Zyrapit
(Përditësuar, ora 16:14)- Mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, tha se i vetmi problem për të mbyllur çështjen e tyre është dëshmia e Bislim Zyrapit, për të cilin ata kanë bërë kërkesë që ta shtojnë në listën e dëshmitarëve të tyre.
“Në qoftë se ka një mocion jogojror ne edhe mund ta mbyllim, i vetmi problem që kemi ka të bëjë vetëm me W04752, që mund të na pengojë që ta mbyllim çështjen”, tha Mishetiq.
Mishetiq theksoi se ka mundësi që mund të marrin dëshmi shtesë sipas Rregullës 153 dhe se nuk parashikojnë që të ofrojnë dëshmi shtesë me shkrim, raporon “Betimi për Drejtësi“.
“Nuk kemi dëshmitarë shtesë por kemi mocion në bazë të Rregullit 153 dhe bazuar në atë mbase mund të duam të thërrasim dëshmitarë shtesë në bazë të Rregullës 153. Sa i përket dëshmive me shkrim, nuk parashikojmë që të ofrojmë dëshmi shtesë. Megjithatë, duam të kemi mundësinë që të shqyrtojmë atë që na ka mbetur nga lista e provave materiale”, tha Mishetiq.
Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se planifikojnë që pas dy javësh të mbyllet çështja në këtë rast gjyqësor.
“Ne planifikojmë për datën e mbylljes rreth dy jave. Pas dy javësh. Pra, keni kohë të mjaftueshme”, tha ai.
Aiden Ellis i cili përfaqëson Jakup Krasniqin tha se nuk kanë ndodhje gjë dhe mbase ju duhen një deri në dy ditë për të dorëzuar listën e provave.
Trupi gjykues kërkoi një datë se kur mendojnë palët që të përfundojnë me çështjen, Mishetiq e përsëriti sërish çështjen me Zyrapin.
“Mund të them mbas zgjidhjes së çështjes së W04752. Në qoftë se na del se duhet ta thërrasim që të dëshmojë drejtpërdrejt, atëherë do ta bëjmë një gjë të tillë. Në qoftë se ka një vendim për mocionin tonë, atëherë e mbyllim menjeherë”, tha Mishetiq.
Dixon i kundërpërgjigjet Laws: E padrejtë të thuash se sistemi është i korruptuar pa pasur prova
(Përditësuar, ora 16:04)- Mbrojtja e Kadri Veselit, e përfaqësuar nga Rodney Dixon iu kundërpergjigj deklaratës së mbrojtësit të viktimave, Simon Laws lidhur me sistemin ligjor në Kosovë.
Simon Laws tha se nuk është e mundur që të presësh nga viktimat që të kenë qasje në drejtësinë në Kosovë, duke përmendur siç tha ai sisitemin e korruptuar dhe rrezikun për ndërhyrje, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Dixon tha se është e padrejtë që të thuhet se sistemi është i korruptuar pa pasur prova konkrete për këtë.
“Është e padrejtë që të thuhet se i gjithë sistemi është i korruptuar dhe për këtë do të duheshin prova”, tha Dixon.
Laws kundërshton udhëzimin për padi civile: S’mund të presësh prej viktimave të kenë qasje në drejtësi në Kosovë
Simon Laws i cili përfaqëson viktimat në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka kundërshtuar që trupi gjykues në rast se të akuzuarit shpallen fajtorë, t’i udhëzojë viktimat për padi civile në Kosovë.

Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme
27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës
Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë
Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë
Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike
Eksperti amerikan: SHBA të shtyjë Greqinë, Rumaninë dhe Qipron drejt njohjes së Kosovës
Sot zhvillohen ndeshjet tjera të Superligës në kuadër të xhiros së 32-të
Dhjetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA