Prishtinë 19 Nëntor 2025 13:15
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur edhe sot në Kuvend për, siç ka thënë, rritjen ekonomike, e cila ka ndikuar edhe në rritjen e buxhetit për vitin 2026, i cili është në rendin e ditës së seancës së jashtëzakonshme, që po mbahet sot.
Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij rritja ekonomike nuk ka qenë asnjëherë nën 4% dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse s’ka pasur protesta të qytetarëve, por vetëm ankesa nga partitë opozitare, transmeton Zeri.info.
“Buxheti i vitit 2026 që ka propozuar Qeveria është i rëndësishëm, sepse duhet që janari t’i gjejë me paga e rritje të merituar që burojnë nga rritja ekonomike. Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, rritja ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58% të Bruto Produktit Vendor”.
“Në këto katër vjet sa ishte kryeministër dhe kryeministër në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike s’ka qenë nën 4%, prandaj s’ka protesta të qytetarëve, por ankesa të opozitarëve”, tha Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes