Prishtinë 19 Nëntor 2025 09:58
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasadori i Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me rastin e vizitës së Delegacionit Japonez të Biznesit.
Në fjalën e tij, Kurti u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve të biznesit nga Japonia, duke e cilësuar vizitën e tyre si një sinjal të qartë të interesit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve mbështeten në respekt, partneritet dhe vlera të përbashkëta, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
“Japonia ka qenë një partnere e palëkundur për Kosovën, duke mbështetur zhvillimin dhe institucionet tona. Për këtë jemi thellësisht mirënjohës”, tha Kurti.
Bëhet e ditur se Kurti foli edhe për potencialin ekonomik të vendit, duke theksuar se Kosova po krijon hapësira të reja për investime, inovacion dhe partneritete në fusha si teknologjia, prodhimi, energjia e ripërtëritshme, bujqësia dhe industritë digjitale.
Ai tha se takimet e delegacionit japonez me institucione dhe ndërmarrje vendore do të hapin rrugën për projekte të reja të përbashkëta, duke konfirmuar se të dy vendet kanë gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të tërhequr investime japoneze në Kosovë.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes