Prishtinë, 15 nëntor 2025 19:15
Në fund të tetorit, qeveria e re e Sirisë e njohu Kosovën si shtet duke u bërë njohja e tretë sivjet pas Sudanit dhe Kenisë. Duke i reaguar vendimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati paralajmëruar “diçka që do t’i bënte të lumtur” duke ironizuar, por ato 10 ditë kanë kaluar dhe “befasia” ka dështuar.
Siria e njohu Kosovën më 29 tetor. Reagimi i presidentit serb erdhi qysh të nesërmen, ka raportuar mediumi N1. Ai pati thënë se shqiptarët mund të ndihen të kënaqur, por se ai nuk do të “flasë shumë por do të veprojë”.
“Në 10 ditët e ardhshme, edhe ne do të kemi diçka që do t’i bëjë të lumtur. Kjo është maratonë, jo garë 50-metërshe. Duke marrë në konsideratë se me kë jemi në garë, që janë më të fortit në botë, dhe që duan ta vjedhin tokën dhe territorin tonë, mirë po mbahemi”, pati thënë ai.
Por këto 10 ditë kanë kaluar dhe presidenti serb ka dështuar në “befasinë” e tij.
Siria u bë shteti i 120-të që njohu pavarësinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ia atribuoi meritat Turqisë për këtë njohje.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë