Graçanicë, 14 nëntor 2025 20:09
Ana Trajkoviq, nënë e një nxënësi të klasës së dytë në shkollën fillore të kësaj komune, ka denoncuar publikisht se drejtori i shkollës, Milan Dimitrijeviq, bashkë me psikologen Mirjana Çirkoviq, pedagogen Gordana Staviq dhe mësuesin Dragan Jovanoviq, e kanë larguar në mënyrë të padrejtë djalin e saj nga procesi mësimor.
Trajkoviq thotë se prej më shumë se dy muajsh është në konflikt me shkollën, pasi, sipas saj fëmija po përballet me keqtrajtim të vazhdueshëm.
“E maltretojnë djalin tim, e kapin për qafe, ia ngrehin veshin. Me një fjalë, nuk e pranojnë në shkollë. Nuk e duan aty, sepse Ministria për Kthim dhe Komunitete e Kosovës ma ka ndërtuar shtëpinë, dhe që nga ai moment ka filluar urrejtja ndaj meje, veçanërisht ndaj fëmijës,” tha ajo.
Ajo tregon se rastin e ka paraqitur edhe në polici, ku ka dhënë deklaratë dhe është hapur një hetim, por pretendon se institucionet lokale “po e mbrojnë shkollën” dhe nuk kanë marrë masa efektive për të mbrojtur fëmijën.
“Asnjë të mirë nuk kam pas nga kjo. Asgjë nuk më ka ndihmuar policia në Graçanicë,” shton Trajkoviq.
Ndërkohë, Qendra për Punë Sociale i ka propozuar që ta transferojë fëmijën në një shkollë tjetër, në Kishnicë. Por ajo refuzon këtë mundësi, duke thënë se nuk ka arsye të largohet nga shtëpia e saj, e cila — sipas saj — ndodhet shumë afër objektit shkollor dhe është pronë e saj e ligjshme.
“Pse të shpërngulem unë nga shtëpia ime? Ministria ma ka ndërtuar këtë shtëpi si nënë vetushqyese. Edhe dokumentet i kam që dëshmojnë se prona është e imja. Po më dhemb zemra për gjendjen e fëmijës,” thekson ajo.
Trajkoviq thotë se është nën presion të vazhdueshëm psikologjik dhe se është kërcënuar edhe përmes një zarf i cili — sipas saj — iu soll në shtëpi nga një person i punësuar në afërsi të shkollës.
“Jam e shqetësuar dhe e frikësuar për djalin tim, veten dhe babain tim. Më thonë se po luaj me kokë,” deklaron ajo.
Gjatë vizitës së ekipit të gazetarëve në oborrin e shkollës, disa persona — sipas pamjeve të siguruara — kanë tentuar t’i ndalojnë të filmonin dhe i kanë kërkuar atyre të largohen nga hapësira e shkollës. Një person që fliste serbisht i kërkoi gazetarit të largohej, ndërsa Trajkoviq ndërhyri për të mbrojtur ekipin mediatik.
Ajo thotë se në të kaluarën madje ka ofruar edhe një pjesë të tokës së saj për zgjerimin ose ndërtimin e shkollës, gjë që e bën situatën edhe më të rëndë për të.
Trajkoviq kërkon nga institucionet qendrore dhe lokale që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të garantojnë sigurinë dhe të drejtën për arsimim të fëmijës së saj.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë