Prishtinë, 13 nëntor 2025 08:22
Ministria e Tregtisë e Serbisë njoftoi se ka konfiskuar rreth 900 magnetë suveniresh dhe ka pezulluar shitjen e tyre sepse harta e Serbisë në to nuk përfshinte Kosovën.
“Magnetët shkaktuan shqetësim midis qytetarëve serbë dhe u panë si një njohje e pavarësisë së Kosovës”, raportojnë mediat serbe.
Inspektimi u krye më 10 nëntor në një dyqan në pronësi të shtetasve kinezë, pas një denoncimi nga qytetarët. Gjatë inspektimit u përcaktua se po shiteshin mallra në kundërshtim me “rregulloret”, prandaj u hoqën nga qarkullimi 871 magnete dhe varëse, si dhe nëntë magnete në formën e Serbisë ku nuk përfshihej harta e Kosovës, thuhet në deklaratën e ministrisë serbe.
Ky rast evidenton një problem të dukshëm për autoritetet serbe: realiteti faktik i hartës së Serbisë pa Kosovën është i pamohueshëm, dhe çdo produkt që reflekton këtë pamje bie në konflikt me narrativën zyrtare të shtetit. Për autoritetet e Beogradit, ky është një pengesë e vështirë për t’u menaxhuar, pasi qeveria duhet të ndërtojë politika për të kontrolluar perceptimin publik, ndërkohë që realiteti në harta dhe suvenire tregojnë një gjendje të pakontestueshme – Kosovën si shtet të pavarur.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona