Prishtinë 12 Nëntor 2025 19:10
Të mërkurën, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, bashkë me Drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, pritën në takim Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë takimit u diskutua për arritjet e deritanishme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Barbano përgëzoi angazhimin dhe punën e bërë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke vlerësuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institucion korrektues.
“Pas takimit, z. Dibrani dhe z. Barbano vizituan nga afër disa prej hapësirave të institucionit, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijonet e tjera,” thuhet në njoftim.
Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit EULEX, me qëllim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të vendit.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante