Prishtinë, 12 nëntor 2025 20:27
Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral major Enver Cikaqi, mori pjesë në takimin e organizuar nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, me pjesëmarrjen e udhëheqësve ushtarakë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.
Në një postim në faqën zyrtare të Facebook të FSK-së thuhet se, takimi u mbajt në një anije të Forcave Detare Britanike, ku u diskutua rëndësia e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe roli i iniciativave të përbashkëta në përballimin e sfidave të sigurisë në rajon.
Në qendër të diskutimeve ishte situata aktuale e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë tek efektet e agresionit rus në Ukrainë, si dhe nevoja për koordinim ndërmjet vendeve të rajonit në përballimin e emergjencave dhe mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile.
Bëhet e ditur se në përmbyllje të takimit, pjesëmarrësit theksuan se mbështetja britanike dhe angazhimi konkret në kuadër të iniciativave rajonale janë thelbësore për ndërtimin e një Ballkani më të sigurt dhe më stabil.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës