Prishtinë 12 Nëntor 2025 18:02
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemin.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani dhe Hetemi diskutuan mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat me të cilat është përballur, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në takim u theksua se deri më sot IKKL-ja ka grumbulluar rreth 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabajtë të dhëna digjitale, të siguruara nga 650 burime të ndryshme.
Presidentja Osmani vlerësoi se dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë janë thelbësore, jo vetëm për ruajtjen e kujtesës kolektive të popullit të Kosovës, por edhe për hedhjen e dritës mbi të vërtetën e gjenocidit të kryer nga Serbia.
“Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet. Përkundrazi, duhet ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Në këtë kontekst, ajo nënvizoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, për të siguruar që çdo dëshmi të përdoret në funksion të drejtësisë.
Presidentja Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve, duke i ftuar ata të kontribuojnë në punën e IKKL-së përmes ofrimit të materialeve dhe dëshmive që ndihmojnë në ndriçimin e vuajtjeve të familjeve të tyre gjatë luftës.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante