Prishtinë 06 Nëntor se 2025
Avokati Ivan Niniq, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe dhe grupit të kryeterorristit Millan Radojçiq, për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të Millan Vukashinoviqit që dyshohet se u bë nga xhandarmëria serbe e ndodhi në territorin e Republikës së Kosovës, në Leposaviq.
Niniq ka njoftuar se padia është bërë në emrin e nënës së Vukashinoviqit, pasi që për të nuk dihet asgjë që nga 1 nëntori.
Kallëzimi penal është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.
“Për shkak se për pesë ditë askush nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me qëllimin me armë ndaj Milan Vukašinoviqit, unë, në emër të nënës së tij, kam dorëzuar kallëzim penal te prokurori i lartë publik në Prokuplje, për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, kundër personave të panjohur — pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, ka shkruar avokati nga Beogradi në platformën X.
Sipas policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur brenda territorit të Kosovës, në hapësirën e njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit. Policia ka njoftuar se është në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili ka konfirmuar se është në dijeni për incidentin dhe se situata në vijën kufitare është e qetë.
Në komunikatën e policisë u tha se “disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të Nishit”.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante