Prishtinë 06 Nëntor 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se në ditët e fundit po qarkullojnë nëpër e-mail-e të ndryshme disa informacione të rreme, të cilat paraqiten sikur janë lëshuar nga zyrtarë të lartë të këtij institucioni apo nga organizata ndërkombëtare të sigurisë.
Në një komunikatë zyrtare, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto e-mail-e janë plotësisht të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me institucionet vendore apo ndërkombëtare që përmenden në to.
“Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton opinionin publik lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-mail-e të ndryshme, të disa informacioneve jozyrtare (false/rreme), që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme,” thuhet në njoftim.
Këto mesazhe elektronike, të titulluara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, pretendohet se janë dërguar nga institucione si Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovë, FBI, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik apo INTERPOL, me qëllim njoftimi për një “thirrje policore brenda 24 orëve”.
“Këto e-mail-e nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara,” sqaroi Policia e Kosovës.
Institucioni ka bërë të ditur se ka filluar hetimet intensive në bashkëpunim me organet e drejtësisë, për të identifikuar autorët e këtyre veprimeve.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mail-eve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale,” thuhet më tej në njoftim.
Në fund, Policia ka bërë apel tek qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të raportojnë çdo rast të ngjashëm.
“Policia e Kosovës fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail ose dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së — [email protected] — për trajtim dhe kompetencë të mëtejme,” ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar koalicionin VLEN për suksesin në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si një konfirmim të qeverisjes së mirë, të vullnetit për ndryshim te shqiptarët dhe si një mundësi të madhe për reforma në këtë vend.
Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se gjatë 15 muajve të parë në pushtet, VLEN-i ka qeverisur “me duar të pastra”, pa korrupsion e pa skandale, duke bërë një dallim të qartë etik me qeverisjet e mëparshme.
“Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti e Bilalli, triumfuan me meritë sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme. I pari që në raundin e parë, i dyti dy javë më vonë, por të dy ngadhënjyen, me diferencë të thellë. Suksesi në zgjedhjet lokale është konfirmim i qeverisjes së mirë të VLEN-it, i vullnetit për ndryshim te shqiptarët dhe një shans i madh për reforma në Maqedoninë e Veriut. Në 15 muajt e parë në pushtet, VLEN-i ka qeverisur me duar të pastra, pa korrupsion e skandale, duke bërë edhe një dallim etik me qeverisjet e kaluara”, ka shkruar Kurti.
Ai shtoi se kjo frymë ndryshimi ka sjellë edhe thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në fusha të shumta.
“Pikërisht kjo frymë e ndryshimit, ka sjellur një bashkëpunim të hapur e shumë dimensional mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Nga takimi përmbajtësor i dy qeverive tona e deri te menaxhimi i përbashkët i kufirit, Kosova e Maqedonia e Veriut si kurrë më parë kanë thelluar raportet fqinjësore”, ka shtuar ai.
Në përfundim, Kurti ka theksuar se Qeveria e Kosovës mirëpret zhvillimet demokratike në Maqedoninë e Veriut, si dëshmi të perspektivës evropiane të këtij vendi, të cilin e konsideron partner dhe aleat.

Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë
Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike
Raportim 1998: Ushtarët dhe policët serbë me uniforma të UÇK-së vranë civilët shqiptarë
Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimim e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë, e cila u shkatërrua gjatë luftës në Kosovë
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për kultivuesit, këto prodhime do të subvencionohen
Përkujtohe Masakra e Studimes, kërkohet drejtësi për krimet e luftës
Malisheva e mposht edhe Prishtinën si Dukagjinin, në fund të ndeshjes