Prishtinë, 6 nëntor 2025
Një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale për heqjen e një tumori mediastinal me madhësi rreth 16 centimetra, është kryer me sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientit F. D., i lindur në vitin 1956, i është diagnostikuar ky tumor, i cili gjendej midis mushkërive dhe shumë afër strukturave vitale të kraharorit, çka e bëri rastin jashtëzakonisht delikat dhe me rrezik të lartë gjatë ndërhyrjes.
“Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve torakalë, me ndihmën e mjekëve të Klinikës së Anestezionit si dhe të infermierëve dhe stafit tjetër profesional, e ka kryer me sukses operacionin. Tumori është hequr plotësisht, ndërsa pacienti pas operacionit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e vëmendshëm të stafit të klinikës”, thuhet në njoftim.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës