Prishtinë 27 Tetor 2025
Presidentja Vjosa Osmani u prit sot në një takim zyrtar nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartëmadhëria e Tij Mbretërore Mohammed bin Salman.
Në këtë takim të Presidentes Osmani, mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur që Mbretëria e Arabisë Saudite i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës ndër vite.
Duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe hapjes së kapitujve të rinj në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, Presidentja Osmani propozoi lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës përmes mundësisë së aplikimit për viza elektronike, një nismë që u mirëprit me interes të veçantë nga Lartmadhëria e Tij, Princi i Kurorës.
Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët i të dy shteteve për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal e global, si dhe gatishmëria për t’i thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet marrëveshjeve të reja dhe zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Arabinë Saudite në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit, bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, arsimit, inovacionit digjital dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë