Prishtinë 27 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencën me gazetarë ka folur edhe për raportet mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se me Beogradin zyrtar ka edhe marrëveshje e jo vetëm dialog me ndërmjetësim nga Brukseli. Ai kërkoi nga Serbia që ta dorëzojë Millan Radojiçiqin organeve të Kosovës.
“Me Beogradin zyrtar kemi marrëveshje, jo vetëm dialog me ndërmjetësim nga Brukseli, që daton nga muaji shkurt të vitit 2023, përveç kësaj kemi edhe Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes, që është arritur në mars të po këtij viti”, nënvizoi Kurti.
Ai shtoi se kishte shprehur gatishmërinë për këtë zbatim që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve, por që për t’u arritur kjo, Kurti kërkoi dorëzimin e Raodijiçiqit.
“Po njëkohësisht ne kërkojmë që së pari të dorëzojë kryekriminelin dhe terroristin Milan Raodjiçiq, i cili, sipas këndvështrimit tonë, ai është i arratisur, ndërsa sipas këndvështrimit të Beogradit zyrtar, ai është një lloj truproje e presidentit të Serbisë. Dhe ai nuk është vetëm, por me vete ka edhe, së paku, 44 persona paraushtarakë, të cilët kanë vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Kështu që ata do të duhej ta dorëzonin organeve tona, sepse në Kosovë do të ketë gjykim të drejtë, sepse Kosova është vend ku sundon ligji dhe është vend shumë më demokratik, sesa Serbia ”, deklaroi Kurti.

Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok
Investim prej 3.7 milionë eurosh për modernizimin e rrugës Livadhet e Istogut–Mokna
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
Serbia arreston një person për zbulim të informatave për varreza masive, Hoti: E vërteta nuk fshihet
Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak
Serbia vazhdon diskriminimin, asnjë shqiptar nga Lugina e Preshevës mes 400 zjarrfikësve të punësuar së fundi
Më 6 gusht seanca e Kuvendit, Haxhiu iu dërgon ftesë deputetëve të zgjedhur