Prishtinë, 27 tetor 2025
Policia e Kosovës ka pranuar të hënën një donacion me pajisje teknologjike nga Ambasada Gjermane në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, donacioni përfshin kompjuterë, monitorë, iPadë dhe një Smart Board modern.
Pajisjet janë dhuruar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë Federale Gjermane (BKA), përmes Zyrës së Ndërlidhësit Policor Gjerman.
“Qëllimi i këtij donacioni ka qenë avancimi i shërbimeve policore të ILECU-t, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve policore për një shërbim edhe më profesional e cilësor”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe ambasadorit gjerman, Rainer Rudolph, u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy institucioneve, si dhe angazhimi për thellimin e projekteve që synojnë forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.
Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Gjermane dhe ka theksuar se ky donacion do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve policore.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë stafi i lartë menaxhues i Policisë së Kosovës, përfaqësues të Drejtorisë së ILECU-t dhe zyrtarë të Ambasadës Gjermane, bartës të këtij projekti.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante