Prishtinë 27 Tetor 2025
Një ditë pas dështimit për t’u ribërë kryeministër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për media.
Kurti deklaroi se Kuvendi nuk arriti të zgjedhë qeverinë e re, pavarësisht, siç tha ai, përpjekjeve të vazhdueshme dhe gatishmërisë së hapur të subjektit të tij për bashkëpunim.
“Kuvendi nuk arriti të zgjedhë qeveri të re, përkundër tentimeve të disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë. Përpjekjet për ndërtimin e një shumice nuk e dhanë rezultatin që e synuam,” tha Kurti.
Ai shtoi se asnjëra nga partitë opozitare nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje.
“I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën. LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse Nisma nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë,” theksoi ai.
Më 26 tetor, Kurti nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pasi mori 56 vota për.
Tani i takon presidentes së vendit, Vjosa Osmani, të vendosë për hapat e mëtejmë në procesin e formimit të qeverisë.
zgjedhjeve të parakohshme të mundshme.
Paçarizi pret që të dyja blloqet aktuale politike, LVV-ja në njërën anë, dhe PDK-ja e LDK-ja në anën tjetër, të fitojnë rreth 40 për qind të votave nga zgjedhjet.
Të dy taborëve, sipas tij, u mungon vullneti politik për formimin e qeverisë, edhe nëse kjo do të ishte e mundur.
“Asnjëra nga forcat politike, si e vetme, nuk ka guxim që të marrë përsipër drejtimin e vendit, pasi kanë frikë se çfarë do të sjellë e nesërmja, në kuptim të dialogut me Serbinë. A do të mund të vihen para një situate ‘merre ose lëre’, e cila do të ishte pastaj një përgjegjësi shumë e madhe dhe do ta fundoste një qeveri me bazë jo shumë të gjerë”, thotë Paçarizi.
Si rrjedhojë, shton ai, vendi rrezikon të futet në një agoni institucionale edhe pas zgjedhjeve të parakohshme eventuale, në rast se nuk do të ketë një ndërhyrje nga ana e vendeve partnere dhe aleate të Kosovës.
“Kjo ndërhyrje nuk nënkupton ndihmën për ta bërë qeverinë. Por, nënkupton dhënien, përkatësisht marrjen e garancive, për rrugën tutje, për atë se çka e pret dhe si duhet të sillet dhe të veprojë qeveria e re”, vlerëson Paçarizi.
Ai shton se në këtë drejtim, e domosdoshme do të jetë një qeveri me bazë të gjerë dhe një president konsensual, i cili jo domosdo duhet të ketë përkatësi partiake.
