Prishtinë 24 Tetor 2025
Komuna e Prishtinës dhe Shoqata “Handicap Kosova” nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit, me qëllim avancimin e përfshirjes dhe mbështetjes së personave me paralizë dhe fëmijëve me nevoja të veçanta.Memorandumin e nënshkruan kryetari i Komunës, Përparim Rama, dhe kryetari i Shoqatës, Jakup Vitia.Si pjesë e marrëveshjes, Shoqatës i është dhënë një hapësirë për ta përdorur në zhvillimin e aktiviteteve, shërbimeve dhe programeve të ndryshme për fëmijët dhe personat me paralizë.”Ky dokument shënon një moment historik për Shoqatën dhe për komunitetin që ajo përfaqëson, sepse pas 25 vjetësh punë dhe përkushtim, “Handicap Kosova” bëhet për herë të parë me hapësirën e saj të dedikuar për zhvillimin e aktiviteteve, shërbimeve dhe programeve për fëmijët dhe personat me paralizë”, thuhet në njoftimin e “Handicap Kosova”.Ndërsa i pari i Prishtinës, Perparim Rama, theksoi se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar të mbështesë të gjitha iniciativat që promovojnë integrimin social, fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia