Prishtinë, 23 tetor 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për investime të mëdha në sektorin e shëndetësisë, të cilat sipas tij, po sjellin ndryshime rrënjësore në cilësinë e shërbimeve mjekësore në vend.
Kurti ka theksuar se një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i Klinikës së re të Kardiologjisë, punimet e së cilës janë drejt përfundimit.
Ai ka shtuar se klinika do të jetë e pajisur me aparatura moderne dhe do të ofrojë kushte më të mira dhe më të dinjitetshme për pacientët.
“Investime si kurrë më parë po bëhen në shëndetësi. Ndryshimi është rrënjësor, e këtë mund ta vërejmë edhe në Klinikën e re të Kardiologjisë, punimet e së cilës janë drejt përfundimit. Aparatura të reja, kushte më të mira e të dinjitetshme dhe më shumë kujdes për pacientët”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia