Prishtinë 23 Tetor 2025
Ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Letonia, Polonia, Turqia dhe Gjermania, pjesë e batalionit të manovrës së Komandës Rajonale Lindore të misionit të NATO-s, KFOR, po kryejnë misione ajrore mbi veriun e Kosovës.
Sipas KFOR-it, këto operacione, të realizuara gjatë ditës dhe natës me njësitë ajrore, ndihmojnë patrullat të arrijnë zona kyçe përgjatë Linjës Administrative dhe njëkohësisht forcojnë ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale të forcave KFOR në rajon.
Aktivitete të tilla thuhet se janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive, duke siguruar vazhdimësinë e efektivitetit të KFOR-it në mbështetjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë komunitetet në Kosovë, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, theksohet në njoftim.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës