Prishtinë, 21 tetor 2025
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është ankuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë.
Gjatë shqyrtimit të raportit periodik për Kosovën, Gjuriq, duke propaganduar, tha se të drejtat e serbëve në Kosovë po injorohen vazhdimisht, shkruan Kosovapress.
Propagandoi edhe për mbylljen e institucioneve paralele.
“Të drejtat themelore të serbëve jo vetëm që po injorohen, por po gërryhen sistematikisht. Ajo që shohim sot është një luftë, betejë për siguri dhe mbijetesë… Regjimi i Kurtit ka thyer 128 institucione jetike në pjesën me shumicë serbe. Mbrojtja sociale, posta, pensionet, punësimi dhe kështu me radhë. Edhe Kryqi i Kuq është shënjestruar… Kjo po dëmton trashëgiminë e paqes të presidentit Trump që e arriti gjatë mandatit të parë”, pretendoi ai.
Duke folur për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Gjuriq anashkaloi të vërtetën duke mos përmendur ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë. Ai tha se Lista Serbe ka triumfuar në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe në raundin e parë. Madje, pretendoi se “fryma serbe vazhdon të jetë në Kosovë”.
Gjuriq nuk la anash as narrativat kundër Kosovës, duke pretenduar se gjoja serbët po shtypen e frikësohen.
“Fryma serbe në Kosovë vazhdon të jetë e pathyeshme. Kjo qëndrueshmëri e shfaqur në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lista Serbe ka triumfuar në nëntë nga dhjetë komuna në raund të parë. Kjo nuk është politike, është mosbindje. Serbët, kundrejt shtypjes, presionit dhe frikësimit, kanë krijuar vetëvendosjen e tyre. Edhe shqiptarët e kundërshtojnë tashmë radikalizimin e Kurtit”, pretendoi Gjuriq.
Tëmë diskutimi në Nju Jork u bë edhe kontingjenti i dronëve luftarakë kamikazë të tipit Skydagger, i cili një javë më parë zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Gjuriq pretendoi se “është përpjekje që kërcënon të thyejë ambientin e sigurisë”.
“Militarizimi i territorit me armatim të përshpejtuar të FSK-së dhe blerjen e dronëve kamikazë. Përpjekjet e tyre kërcënojnë të thyejnë ambientin e sigurisë aty”, u shpreh Gjuriq.
Krahas kësaj, ai përsëriti kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë