Prishtinë, 21 tetor 2025
Parlamenti Evropian po përgatit një rezolutë jashtëzakonisht të ashpër ndaj Serbisë, më të fortën deri më tani, e cila është rezultat i një pune të përbashkët të të gjitha grupeve parlamentare. Teksti është harmonizuar dhe, sipas burimeve të N1 nga Brukseli, do të jetë dukshëm më kritik sesa të gjitha rezolutat e mëparshme.
Raportohet se Partia Popullore Evropiane ka tentuar të zbusë disa pjesë të tekstit, por nuk ka arritur ta ndryshojë tonin kritik të dokumentit.
Rezoluta shpreh mbështetje të qartë për studentët protestues dhe kërkesat e tyre, veçanërisht theksohet kërkesa për zgjedhje dhe nevoja për reforma demokratike. Parlamenti Evropian dënon qartë dhunën e nxitur nga shteti dhe përdorimin e topit zanor kundër demonstruesve paqësorë, duke kërkuar hetim të plotë për të gjitha incidentet.
Dokumenti nënvizon se liderët politikë në Serbi mbajnë përgjegjësi për përshkallëzimin e situatës, shtypjen, normalizimin e dhunës dhe dobësimin e institucioneve shtetërore. Përmendet edhe tortura ndaj studentëve dhe kërkohet hetim për rolin e zyrtarëve të lartë të njësive të sigurisë, përfshirë emërimin specifik të Marko Kriçka-s.
Në rezolutë përmenden edhe emrat e ministrave Tomislav Momiroviq dhe Goran Vesiq, të cilët sipas Parlamentit Evropian janë përgjegjës për dëme në buxhetin e shtetit.
Rezoluta përmban gjithashtu kërkesën që të ndalohet përkohësisht dhënia e fondeve nga Plani Evropian i Rritjes për Serbinë, derisa të ndërmerren hapa konkretë. Po ashtu, kërkohet vendosja e sanksioneve ndaj individëve përgjegjës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë