Prishtinë 21 Tetor 2025
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi se Serbia sot përbën një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në rajon, përmes makinerisë propagandistike të mediave të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, që përhap urrejtje dhe nxit ndasi etnike.
Gërvalla theksoi se në të gjithë Serbinë mund të shihen murale dhe grafite që glorifikojnë kriminelët e luftës dhe ushqejnë frymën e urrejtjes ndaj Kosovës.
Ajo nënvizoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, drejtësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, duke u pozicionuar si një faktor i qëndrueshëm i sigurisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
Në fjalën e saj, Gërvalla prezantoi edhe arritjet e Republikës së Kosovës në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, të cilat janë konfirmuar nga organizatat dhe institucionet më të besueshme ndërkombëtare.
Ajo theksoi se për të pestën herë me radhë, Banka Botërore e ka renditur Kosovën ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë, me një parashikim rritjeje prej rreth 4% për vitet 2025 dhe 2026.
“Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkanin Perëndimor. Mbështetja ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara arrin mbi 90 për qind. Ne jemi vendi më pro-NATO dhe më pro-amerikan në botë,” deklaroi Gërvalla.
Ajo kujtoi se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 shpëtoi popullin e Kosovës nga një gjenocid në zhvillim, ku mbi 13 mijë civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe nën regjimin e Millosheviqit.
“Ministri i propagandës në atë kohë ishte Aleksandar Vuçiq, sot president i Serbisë. Prandaj, nuk po flasim për të kaluarën, por për të tashmen,” shtoi Gërvalla.

Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë
Arrestohet 32-vjeçari, dyshohet se kërcënoi Donika Gërvallën
Kryeministri Kurti udhëton në SHBA, në agjendë takime me liderë ndërkombëtarë
27 vjet nga themelimi i TMK-së