Prishtinë 21 Tetor 2025
Përfaqësuesi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jeff Bartos, ka kërkuar mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Në fjalën e tij, Bartos theksoi se tashmë ka ardhur koha për tërheqjen e misionit dhe transferimin e funksioneve të tij tek agjenci më të përshtatshme ndërkombëtare.
Ai shtoi se takimet e vazhdueshme për UNMIK-un janë të padobishme dhe pengojnë përparimin institucional në Kosovë.
“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u nuk luan më asnjë rol në qeverisjen e saj. Është koha që ky mision të tërhiqet. E vlerësojmë përpjekjen e përfaqësuesit Shin në procesin e dialogut, por duhet ta themi qartë: UNMIK-u është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Duhet të fillojë procesi i transferimit të përgjegjësive tek struktura më efektive dhe përkatëse. SHBA u bën thirrje vendeve anëtare të mbështesin përfundimin e këtij operacioni. Takimet për UNMIK-un janë të kota dhe vetëm dëmtojnë institucionet e Kosovës”, u shpreh Bartos.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e përmbajtjes nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet dhe u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, duke pasur si synim final njohjen reciproke.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës