Prishtinë 21 Tetor 2025
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të paraqitet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e misionit mbështetës në Kosovë, UNMIK. Zëvendëspërfaqësuesi Special i OKB-së në Kosovë, Milbert Dongjoon Shin tha se që nga zgjedhjet nacionale të mbajtura në shkurt, përçarjet mes partive nuk kanë lejuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e qeverisë, dhe kjo ka qenë pengesa e vetme për funksionimin e institucioneve qendrore.
Ai tutje ka thënë se më 10 tetor me zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, ky organ është shpallur i konstituuar nga kryetari.
“10 deputetë serbë e kanë kontestuar këtë në Gjykatën Kushtetuese. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ritheksojmë se respektimi i pavarësisë së gjyqësorit mbetet gur-themel i shoqërisë demokratike. Dhe po ashtu shpresojmë që në përputhje me vendimin përfundimtar të Gjykatës përçarjet politike do të të tejkalohen që populli të përfaqësohet e shërbehet nga institucionet e veta”, tha ai.
Shin tutje ka thënë se i kanë mirëpritur takimet e dialogut në qershor e në shtator midis Kosovës e Serbisë në Bruksel.
“I bëjmë thirrje të dyja palëve që të shmangim masa që mund të gërryejnë mirëbesimin dhe inkurajojmë palët që të trajtojnë çështjet e mbetura në mirëbesim”, shtoi ai.
Ndërkohë, ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq e ka nisur fjalimin e tij në këtë seancë duke thënë se “të drejtat themelore të serbëve po injorohen dhe po gërryhen sistematikisht”.
“Ajo që shohim sot nuk është kontekst abstarakt. Këtë vit festojmë 80 vjetorin e Kombeve të Bashkuara, një fanar shprese që doli nga hiri i luftës më të rëndë botërore me premtimin ‘Asnjëherë më, kurrë më ‘, por në dheun sovran të një shteti sovran të OKB-së, ky zotim testohet. Ka sulme të vazhdueshme, persekutim i pandalur, arreste arbitrate dhe dhune e pakontrolluar, sfidë e drejtpërdrejt ndaj parimeve të OKB-së. Serbia mirëpret raportin e sekretarit të përgjithshëm si hap modest, për një raport të balancuar, por të vërtetë”, tha ai.
Gjuriq tutje u ankua për mbylljen e strukturave paralele në veri, siç e quajti ai nga “regjimi i Kurtit”.
“Ka thyer 128 institucione jetike në pjesën e shumicës serbe, siç janë mbrojtja sociale, posta, pensionet, punësimi e kështu me radhë. Edhe kryqi i kuq është shënjestruar, një shkelje flagrante. Raporti vetë e thotë citoj: Autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të mbyllin institucionet e udhëhequra nga Serbia, duke përfshirë edhe fondin e sigurimit shëndetësor. Biblioteka e qytetit dhe lokalet e muzeut, dega e kryqit te kuq në Zubin Potok e sallat sportive në Leposaviq”, ka shtuar Gjuriq.
Tutje ai ka vazhduar me propagandën serbe, duke aluduar se sulmet me motive etnike janë bërë rutinore.
“Që nga marrja e pushtetit nga Kurti, mbi 30 të rinj janë shënjëstruar, dhe javën e kaluar një vajzë e mitur për pak sa i iku rrëmbimit, me fajin e saj të vetëm, etnia e saj. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm tragjedi e serbëve, është dështim moral i thellë ndaj veprimit. Çfarë e ardhme i pret fëmijët që mësojnë të fshehin gjuhën e tyre serbe që nga djepi. Këto mizori nuk janë aksidente, rrjedhin nga urrejtja e kultivuar në Prishtinë e përligjur me doktrinën e Kurtit për pastrim etnik të ngadalshëm”, ka thënë Gjuriq.
Sipas tij, synimi i Kurtit është që të largojë serbët nga shtëpitë e tyre e nga toka e tyre, e që sipas Gjuriqit, këtë po e bën me armatosjen e FSK-së.
“Kjo po përkeqësohet edhe më tutje nga militarizimi i territorit me armatim të përshpejtuar të ‘të ashtuquajturës’ FSK dhe me blerje të dronëve kamikaz nga një vend fqinj. Përpjekjet e tyre kërcënojnë të thyejnë ambientin e sigurisë. Serbia vazhdimisht ka bërë paralajmërime se ndërtimi i paqes nuk do të thotë armatim i njërës palë duke lënë anash brengat e sigurisë të një vendi tjetër”, ka shtuar Gjuriq.

KQZ: Fillon aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe dorëzim të listave të kandidatëve për deputetë
Kërkohen masa të rrepta dhe ndëshkime për kompanitë e ndërtimit që s’i respektojnë rregullat për sigurinë e punëtorëve
Sektori i teknologjisë në Kosovë ul ndjeshëm papunësinë e të rinjve
Gjashtë ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO është ‘sinjal i fortë politik
Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë