Kllokot, 15 tetor 2025
Lista Serbe në komunën e Kllokotit duket se ka përdorur çdo metodë për të manipuluar procesin zgjedhor të së dielës. Një nga këto metoda janë vërtetimet mjekësore, të lëshuara ditën e zgjedhjeve nga persona që besohet të jenë anëtarë të Listës Serbe.
Dokumenti, i cili është siguruar nga Veritasinfo, mban vulën e institucioneve shëndetësore serbe dhe ka mundësuar qytetarëve serbë të votojnë më 12 tetor.
Këtë dukuri e ka denoncuar kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini. I pyetur nga Veritasinfo lidhur me këto vërtetime, Emini ka deklaruar se janë më shumë se 250 dokumente të tilla që janë lëshuar ditën e zgjedhjeve.
“Deri në ora 15:00 qytetarët serbë kanë votuar me këto vërtetime, sepse komisionerët nuk i kanë njohur si të falsifikuara. Nuk e kanë ditur që janë false,” tha Emini, duke shtuar se një veprim i tillë është i ndaluar.
“Janë përdorur për të votuar vetëm qytetarët që mbështesin Listën Serbe, me qëllim kontrollimin e votës, sepse votimi me asistencë ishte i ndaluar nëse votuesi nuk posedonte dokument të vlefshëm të Republikës së Kosovës para datës së zgjedhjeve,” shtoi ai.
Edhe komisioneri Flamur Sherifi, i angazhuar në tavolinën ndihmëse në qendrën e votimit në Kllokot, konfirmon këto raste. Ai thotë se ky skenar ishte i përgatitur disa ditë më parë, pasi qytetarët ishin pajisur me vërtetime të datës 9 tetor, siç shihet edhe në dokumente.
“Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve na informuan me vonesë se nuk duhej lejuar votimi me këto vërtetime, por kur arriti lajmi, ishte tepër vonë,” shprehet Sherifi.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë