Prishtinë, 15 tetor 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje ambasadorit, duke e përgëzuar për emërimin dhe shprehur vlerësimin për përvojën që ai sjell në këtë rol të rëndësishëm. Ai theksoi partneritetin e fortë e të gjithanshëm mes dy shteteve, që përfshin mbështetje të thellë politike, ekonomike dhe të sigurisë.
Gjermania është një nga partnerët më të qëndrueshëm dhe strategjikë të Kosovës, me mbi 450 milionë euro bashkëpunim financiar dhe mbi 95 milionë euro bashkëpunim teknik në zbatim. Ndër projektet më përfaqësuese është Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i cili po bëhet një qendër rajonale për teknologji të gjelbër dhe zhvillim të aftësive.
Në takim u veçua edhe roli i mërgatës kosovare në Gjermani, me mbi 600 mijë qytetarë që përbëjnë një urë shoqërore dhe ekonomike mes dy vendeve. Kryeministri falënderoi ambasadorin për mbështetjen gjermane në fushat e arsimit profesional, integrimit në tregun e punës, shtetit të së drejtës, tranzicionit të gjelbër dhe reformave infrastrukturore, duke theksuar se këto fusha përkojnë me prioritetet e Qeverisë dhe me progresin e bërë në vitet e fundit.
Në aspektin ekonomik, Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për rritje të investimeve gjermane në Kosovë, sidomos në sektorë si prodhimi, edukimi dual, energjia e ripërtëritshme dhe teknologjia digjitale. Ai shprehu vullnetin që zyrat e qeverisë të lehtësojnë çdo interes të kompanive gjermane për partneritet ekonomik.
Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për angazhimin e kontigjentit gjerman në kuadër të KFOR-it dhe NALT. Gjermania mbetet një faktor kyç në ruajtjen e paqes në Kosovë dhe rajon, përmes pranisë në KFOR dhe mbështetjes në fushën e sigurisë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë