Prishtinë, 5 tetor 2025
Kreu i Institutit Octopus Agim Musliu ka deklaruar se Serbia është shndërruar në territor ku Rusia me infrastrukturën që po ia ofron Beogradi, stërvit lirisht grupe paramilitare për të destabilizuar demokracitë evropiane.
Musliu ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa lejen e institucioneve serbe të drejtuara nga Aleksandar Vuçiq
“Beogradi me vetëdije e lejon dhe e përkrah këtë aktivitet, sepse vetë po bën të njëjtën gjë në rajonin tonë – duke formuar, armatosur dhe urdhëruar grupe të armatosura, si ai i Milan Radoiçiqit. Serbia është partner strategjik i Rusisë në projektet më të rrezikshme të destabilizimit të Evropës dhe rajonit tonë, duke e shndërruar veten në hallkën kryesore të ndikimit rus në Ballkan,” ka shkruar Musliu në Facebook.
Vetëm për tri ditë, në fund të shtatorit, në Serbi u arrestuan disa anëtarë të dy grupeve të organizuara, të cilët po stërviteshin në kampe paraushtarake për të vepruar për të destabilizuar situatën në Moldavi, Francë dhe Gjermani.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti