14, April, 2023, Belgrade - The President of the Republic of Serbia, Aleksandar Vucic, met with the President of the Republic of Srpska, Milorad Dodik. Aleksandar Vucic. Photo: Milos Tesic/ATAImages 14, april, 2023, Beograd - Predsednik Republike Srbije Aleksandar Vucic sastao se sa predsednikom Republike Srpske Miloradom Dodikom. Photo: Milos Tesic/ATAImages
Prishtinë, 6 tetor 2025
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi në një intervistë në televizionin e tij, TV Pink dhe ne Hit Tv, se Serbia do të jetë “me serbët në Kosovë” dhe la të kuptohet se po përgatit veprime që mund të shihen si ndërhyrje elektorale përmes rrjetit të institucioneve të financuara nga Beogradi, të cilat konsiderohen si të paligjshme dhe ilegale, pasi nuk operojnë në përputhje me ligjet e Kosovës.
Në intervistë, Vuçiq premtoi gjithashtu hapjen e “400 vendeve të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor të Kosovës” brenda dhjetë ditësh dhe tha se Serbia do t’i qëndrojë pranë serbëve në territorin e Kosovës.
“Do të jemi me serbët në Kosovë dhe do të hapim 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor të Kosovës në dhjetë ditët e ardhshme”, njoftoi Vuçiq.
Vuçiq gjithashtu bëri thirrje për kthimin e forcave të armatosura në Kosovë, duke thënë se kishte firmosur “të paktën 6 herë” për një rikthim të ushtrisë së tij, dhe paralajmëroi se do të kërkojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Kam kërkuar të paktën 6 herë me firmën time që ushtria jonë të kthehet në Kosovë. Është e qartë se ata që mbrojnë fëmijën e tyre nuk do të lejojnë që asgjë të ndryshojë. Do të kërkojmë përsëri një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk besoj se do të ndryshojë shumë, por ajo që kemi për të thënë do të dëgjohet”, tha ai.
Intervista e Vuçiqit, transmetuar në TV Pink, përmban gjithashtu reflektime personale dhe parashikime mbi konfliktet rajonale — përfshirë komente mbi bisedat e tij me udhëheqës të huaj — por theksi i pragut politik këtu mbetet paralajmërimi i tij për t’u përfshirë më aktivisht në çështjet e brendshme të Kosovës.

Rashiq: Serbët iu nënshtruan presionit e shantazhit nga Lista Serbe
Kurti nis vizitën në Austri, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë hapin rrugën për tejkalimin e ngërçit politik
Ekspertët: Thirrjet e Vuçiqit për Listën Serbe cenojnë demokracinë dhe zgjedhjet në Kosovë
Haxhiu kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat për BE
Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš
Kosova fiton dhe siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027
27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë
Perandoria kriminale në vlerë 80 milionë euro në Kosovë, zbulim i jashtëzakonshëm i organeve kosovare në bashkëpunim me EUROPOL-in